Friday, November 4, 2016
Top 5 movie in the world. Best Movies of All Time
1.The Godfather
No doubt the best movie of all time. This has one of the better casts ever in a movie.
M+371
Great Movie, has everything a movie should have, and more.M+247
This is 100% the best movie of all time...
I know all those Citizen Kanes or Casablancas but hey,
Marlon Brando's got an offer you can't refuse...
.
Best acting(both brando and Al Pacino) as well as direction... Best quotes of all time...
What else can I say it's the whole life of a godfather in the filmM+193
I know all those Citizen Kanes or Casablancas but hey,
Marlon Brando's got an offer you can't refuse...
.
Best acting(both brando and Al Pacino) as well as direction... Best quotes of all time...
What else can I say it's the whole life of a godfather in the filmM+193
It's not just the godfather of mob films. It's the best movie in the gangster genre. It's the boss of bosses. It's the pinnacle of celluloid portrayals of the Mafia and organized crime.
2.Forrest Gump
My all time favorite! Never feel boredom to watch again and againM+341
A true masterpiece. This movie is a real thing of beauty, inspirational and superb. A lot of us could and should look up to Forrest Gump.M+236
Forrest Gump and 2nd goes together like peas and carrotsM+174
My favorite movie of all time, along with Dead Poet's Society and Patch Adams.
3.The Dark Knight
Best comic book movie ever made. Ledger was damn mesmerizing as the psychopathic Joker. Bale delivers a great Batman and the best Bruce Wayne. His Batman would've been best if it had not been for the voice, although I enjoyed listening to it. It's just that I've never imagined Batman talking like thAT. Easily beats every comic book movie ever made, except maybe Batman 3 which is currently in the process of getting made. Just my Humble Opinion.
M+323
One of the finest performances of the villain and great screen play by Nolan brothersM+281
its one of the greatest movie I have ever seen
M+264
M+264
Mesmerizing tale of good vs bad
4.The Shawshank Redemption
Fantastic movie! Well acted, well plotted, well filmed. Such a beauty to watch over and over.
M+378
No love intrest, no car chase, no big battle, no great views of the country, but the best tale you will ever find on film, a wonderful story with things that will chill and warm you. This has only one problem, you can only see it the first time onceM+332
This is my favorite movie of all time. Stephen King's best.
The Godfather is my second, though. So I understand the choice.M+219
The Godfather is my second, though. So I understand the choice.M+219
Awesome Movie and this movie will give you meaning of life.
5.The Lord of the Rings: The Return of the King
come on there is no greater movie ever made its that simple you will never experiense any better movie in your whole life
M+375
Have them all as well as the books.
Greatest films ever.
Films above go away.
Keep voting!M+279
Greatest films ever.
Films above go away.
Keep voting!M+279
Best movie ever, the fighting sequels were great and the action was great better than harry potterM+253
Lord of the Rings is more than a movie.
Thursday, November 3, 2016
Gjermani tregon se cili është problemi i Prishtinës
Prishtina nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në duel me Llapin, duke mos arritur kështu të ngushtojë epërsinë prej katër pikëve ndaj liderit Trepça ’89.
Por, shqetësues fakti për ekipin prishtinas vazhdon të mbetet reparti i sulmut.
Në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm tre gola. Për këtë ka folur edhe trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lidemann, pas ndeshjes.
“Nuk po japim shumë gola pasi nuk po i konkretizojmë mundësitë. Nga tri katër mundësi ideale ju duhet të shënoni të paktën njëherë, sidomos kur luani në udhëtim. Ne duhet të mbetemi të kënaqur me një pikë në bazë të rrjedhës së lojës edhe pse kishim udhëtuar për fitore”.
Vrasja që goditi UÇK-në, kush e tradhtoi Zahir Pajazitin?!

Në një shkrim për përkujtimin e dëshmorëve Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Zeneli ka shkruar se të njëjtit që tradhtuan Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, tradhtuan dhe vranë pas 10 viteve, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin.
“Të njëjtit njerëz që tradhtuan Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, tradhtuan dhe vranë pas 10 viteve, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Po të njëjtit njerëz vranë Harun Aliun. Po ashtu 2 vjet më vonë, tradhtuan "Grupin e Kumanovës”. Këta njerëz"Bisha", ende mblidhen nëpër qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Kjo është një analize e imja. Ju analizojeni , si te doni. Nderim për dëshmorët, vdekje për këta njerëz që tradhëtuan bijtë e kombit tonë”, ka shkruar Zeneli.
Në një postim tjetër, Zeneli përmend edhe emrin e deputetit Nait Hasani lidhur me këtë rast. Mirëpo, i pyetur nga “Bota sot”, deputeti Hasani nuk ka pranuar të përgjigjet.
Analisti Skënder Zogaj, ka thënë për “Bota sot”, se, gjithë këto raste janë të zgjedhura dhe përfundohen lehtë por nuk ka vullnet politik të zbardhen pasi shumë ''super heronj'', e lider të luftës pas luftës por edhe të para luftës do të dilnin dele të zeza të kombit tonë.
“Zahiri e shumë të tjerë si Zahiri, Ademi, Salihu, Toni, Muja. Kanë rënë në prita të tradhtisë për këta jam i bindur 100%. Vrasja e komandantit Zahir Pajaziti është tepër sinjifikative, sepse rrethanat në të cilat ka ndodhur, lënë shumë për t'u dyshuar, duke qenë se janë paraqitur edhe publikisht, bashkëluftëtar të Zahirit të cilët, ofrojnë dëshmi që i përafrohen mundësisë së vrasjes me tradhti. Ka pasur mjaft opinione dhe deklarata publike, të cilat mendoj se duhet të hetohen nga drejtësia, në mënyrë që, heroi i popullit të mos mbetet temë e kuluareve dhe thashethemeve të matrapazëve, por të zbardhet dhe të fiksohet e vërteta”, ka thënë Zogaj.
Në këtë drejtim, sipas Zogajt, sidomos do të duhej të mos mungonte guxim i shokëve të grupit të Zahirit, i të gjithë atyre me të cilët ka qenë aktivisht i ndërlidhur në çastet e fundit të jetës së tij, duke qenë se, është vrarë në kuadër të një aksioni konkret, për të cilin të gjitha faktet flasin se e ka ditur një rreth më i gjerë i shokëve të tij.
“Në kohë luftë gjithçka është e mundshme, prandaj arsyetimi është gjithmonë i pranueshëm, mirëpo, vetëm kur thuhet e vërteta e plotë, atëherë mund të sqarohet edhe "tradhtia" që mund të jetë e paevitueshme. Akuzat e kohëve të fundit janë shumë domethënëse dhe, nuk duhet të heshtën, por të zbardhen sepse, ngjarjet dhe figurat madhore të lirisë nuk duhet t'i lëm nën hipoteka. Më e mirë është e vërteta e hidhur, se sa rrena e ëmbël!”, ka thënë Zogaj.
Ndërkaq, Naim Miftari ish luftëtar i UÇK-së, thotë se Zahir Pajziti llogaritet njëri ndër komandantët kryesor të ish UÇK-së. Ai ka potencuar se vrasja e tij ishte nder goditjet më të rënda dhënë UÇK-së nga ana e sigurimit dhe shtetit serb kundër luftërave të lirisë.
“Strategjia e tij guerile ishte vdekjeprurëse për okupatorin serb dhe rrëzimin e mitit se Serbia kinse është e pa mundur ushtarakisht. Vrasja e tij ishte nder goditjet më të rënda dhënë UÇK-së nga ana e sigurimit dhe shtetit serb kundër luftërave të lirisë. Zahiri këto veti ushtarake i kishte të lindura dhe disa i përvetësojnë në Shqipëri kur ishte dërguar më 1991 me qindra djem tjerë të merrnin njohurit bazë të luftës guerile kundër pushtuesit serb. Dihet se këto grupe ishin dërguar me ndihmën e qeverisë së Kosovës, me dijen e Ibrahim Rugovës dhe sidomos aktiv ishte Fehmi Agani i cili mbante lidhje direkte me këto njësi guerile, por më vonë këto njësi u lan në harresë dhe pa mbështetje materiale nga qeveria e Bujar Bukoshit. Por, ndihma e ndërsjellë e këtyre luftërave vazhdoi edhe pa ndihmën e askujt duhet cekur se pos kryetrimit Adem Jasharit në këto grupe ishte shumë aktiv heronj Salih Çeku”, ka thënë Miftari.
Edhe sipas Miftarit, Zahir Pajaziti është tradhtuar. Ai potencon se edhe Zahir Pajaziti por edhe grupi i Nait Hasanit u tradhtuan nga i njëjti burim.
“Sipas njohurive tona lidhur me vrasjen e Zahir Pajazit del se Zahiri me shokë është tradhtuar. Dalin shumë teori ku disa raste akuzohet pa të drejt edhe Nait Hasani por faktikisht si grupi i Nait Hasanit si njësiti i Zahirit edhe disa njësi në Drenicë dhe dukagjin kanë rënë pre e së njëjtës tradhti dhe burimin e kanë në të njëjtin vend. Nëse Nait Hasani bie në burg dhe pas tri ditësh vritet Zahiri bëhet pyetja kush e tradhtoi grupin e Naitit? Sipas gjitha gjasash edhe të konfirmuar”, ka thënë Miftari.
Miftari ka theksuar se njerëz të etur për pushtet qëndrojnë prapa këtij konspiracionit dhe pyetja se kush i tradhtoi duhet ti bëhet byrosë politike të ''UÇK-së''.
”Njerëz të etur për pushtet qëndrojnë prapa këtij konspiracionit dhe këtë pyetje duhet ti bëhet byrosë politike të ''UÇK-së'', në krye me Hashim Thaçin i cili duhet të kishte shprehur interes si shih lider ''politik'' edhe sa ishte kryeministër t`i zbardhte këtë rast e shumë raste tjerë p.sh, si u arrestuar Besim Rama bashkëpunëtori i Adem Jasharit mu në mes Drenicës u kap në pik të ditës në Galicë, pastaj gripi i Nait Hasanit si ra në burg, pastaj si tentuan UDB-ja ta arrestonin në prit edhe Syeljman Selimin (Sulltanin) në opracionin (Pejxher). Pastaj si u ''arrestua'', vëllai i Hashim Thaçit dhe u lirua pas disa javësh pa therë në këmbë dhe shumë raste tjera”, është shprehur ai.
Në këtë drejtim Miftari ka thënë se është me rëndësi të dihet si filluan këto arrestime kush u dobësua dhe kush doli i fort përfitoi nga këto ngjarje përpos Serbisë.
“Dhe nuk ka rëndësi aspak se çka kanë pranuar të burgosurit shqiptar në hetuesit serbe nga dhuna fizike ku shumë u masakruan për jetë mbeten invalid dhe disa edhe u vranë vdiqën nga turturat e UDB, e cila në atë kohë kishte sjellë dhunues torturues special nga Beogradi (Gorani, Gralle sidomos njeri i quajtur Buzpremi) të ndihmuar edhe nga shqiptarët e UDB-së Ajazi Peiqi. Në këto storie të dhimbshme të popullit tonë me rëndësi të veçantë është të dihet si filluan këto arrestime kush u dobësua dhe kush doli i fort përfitoi nga këto ngjarje pos Serbisë dhe sidomos ku dhe nga kush rrodhen informacionet pran UDB-së?”, ka pyetur Miftari.
Ndryshe, ish luftëtari Hasan Zeneli, ka thënë se do t`i sqaroj një nga një rrethanat e vrasjes së heroit Zahir Pajaziti gjatë ditëve në vazhdim.
Bruto Produkti Vendor për kokë banori 3 mijë e 277 euro
Bruto Produkti Vendor (BPV) me çmime aktuale në vitin 2015 ishte 5 miliardë e 807 milionë euro, ndërsa, rritja reale në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ishte 4.1%. BPV-ja për kokë banori për vitin 2015 ishte 3 277 euro.
Kështu thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për “Bruto Produktin Vendor” për vitin 2015, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA2010.
“Rritje reale në vitin 2015 kishte në këto aktivitete ekonomike: Furnizim me ujë 18.02%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 17.43%; ndërtimtari, 15.76%; aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, 14.59%; furnizim me energji elektrike dhe me gaz, 10.41%; shërbime të tjera, 10.36%; transport dhe magazinim, 7.22%; informim dhe komunikim, 6.57%; industri përpunuese, 4.84%; shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale, 4.01%; tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave, 3.71%; hotele dhe restorante, 2.45%; art, zbavitje dhe rekreacion, 1.73%; edukim, 1.51%; të tjera, 0.10%”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: bujqësi, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi, me -4.1%; administrim publik dhe i mbrojtjes dhe sigurim i detyrueshëm social me -13.7%.
Sipas ASK-sw, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së, me qasjen e shpenzimeve për vitin 2015 ishte si vijon: Formimi i bruto kapitalit fiks, 12.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake, 3.8%; importi i mallrave dhe shërbimeve, 3.6%; eksporti neto i mallrave dhe shërbimeve, 2.5%.
Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-6.5%); dhe eksporti i mallrave (-2.6%).
Subscribe to:
Posts (Atom)
Kerko
ich komme aus deutschland
Blog Archive
-
▼
2016
(116)
-
▼
December
(10)
- Tutorial 3D Typography Portrait Tool Typing and Pl...
- Typography Portrait Tool Place Your Image After e...
- Happy new year Santa Chrismas Magic Intro After ef...
- Tutorial 3D Music Visualize in Your Video New 2017...
- Who still plays this game ?
- Test ne gjuhen gjermane A2 me te degjuar Goethe Ze...
- Goethe Zertifikat A2– Start Deutsch Horen Prüfungen
- Deutsch Hören A2 OSD TEST (Modelltest Auf Deutsch A2)
- Test ne gjuhen gjermane A2 si ne tetov. (Modeltest...
- A1-Prüfung Deutsch Test ne gjuhen gjermane degjo...
-
▼
December
(10)