Prishtina nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në duel me Llapin, duke mos arritur kështu të ngushtojë epërsinë prej katër pikëve ndaj liderit Trepça ’89.
Por, shqetësues fakti për ekipin prishtinas vazhdon të mbetet reparti i sulmut.
Në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm tre gola. Për këtë ka folur edhe trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lidemann, pas ndeshjes.
“Nuk po japim shumë gola pasi nuk po i konkretizojmë mundësitë. Nga tri katër mundësi ideale ju duhet të shënoni të paktën njëherë, sidomos kur luani në udhëtim. Ne duhet të mbetemi të kënaqur me një pikë në bazë të rrjedhës së lojës edhe pse kishim udhëtuar për fitore”.
No comments:
Post a Comment