Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Komisioni i Garave për Ligën e Parë ka vendosur që përballja e javës së 14-të mes Ballkanit dhe Flamurtarit, që ishte ndërprerë, të regjistrohet me rezultat zyrtar 3 me 0 në favor të Flamurtarit.
Kjo ndeshje ishte ndërprerë për shkak të përleshjes së dy ekipeve në fushë.Komisioni i Garave ka gjetur prova “për lëshim në organizim të ndeshjes Ballkani – Flamurtari” dhe ka iniciuar menjëherë procedurat disiplinore ndaj klubit nga Suhareka.
FFK ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Ballkanit për motiv lëshimin në organizim të ndeshjes “ku në min 34 lojtari me nr 6 i KF Ballkanit, ka penguar referin në ndëshkim apo shqiptim të kartonit të dytë të verdhë – të kuq, në shenjë revolte vrapon në drejtim të lojtarit mysafir F.Hasani si dhe lojtarët tjerë dhe si pasojë e kësaj është krijuar një tollovi ku janë përfshirë edhe disa lojtarë dhe shikues, ku pati edhe goditje nga të dyja palët, ku si pasojë e gjithë kësaj referi ndërpreu ndeshjen) sipas personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive”.
Procedura disiplinore është iniciuar edhe ndaj futbollistëve Ilir Morina, Albion Muhadri e Leotrim Brahimajt, të Ballkanit dhe Flakron Hasanit, Fidan Hasanit e Korab Hasanit për rrëmujën në fushë.
No comments:
Post a Comment