Ai në një bisedë ekskluzive për ‘Panorama Sport’, ai analizon humbjen që kuqezinjtë pësuan ndaj Izraelit dhe të ardhmen e trajnerit italian.
“Unë kisha paralajmëruar që pa një qetësi nuk mund të punojë as Mourinho. De Biasi nuk mund të punojë më në kombëtaren shqiptare. Jo se nuk ka aftësi, por kjo pjesë që thashë nuk ekziston më për të. Fatkeqësi është, por është realitet. Janë ndarë në pjesë te Kombëtarja dhe trajneri ndihet i tepërt. Kjo u pa dhe te lojtarët që kanë humbur qetësinë e tyre. Çdo gjë që kalon një trajner përçohet edhe në ekip”, u shpreh Kushta.
Duke u ndalur te përgjegjësit për këtë situatë në Kombëtare, Kushta i fajëson të gjithë faktorët rreth De Biasit, ndërsa thotë se ka një furtunë të organizuar kundër italianit, që në fund duan që ta nxjerrin teknikun pa vlera.
“Të gjithë faktorët rreth De Biasit kanë faj. Më e ndershmja do ishte që pas mbarimit të Evropianit trajneri të ishte larguar. Gjërat do shkojnë dhe më keq dhe në fund do dalë De Biasi pa vlera. Shikoj një furtunë të organizuar kundër tij. Nuk e mbroj, por po them një të vërtetë. Edhe De Biasi gabon kur mendon se është i pagabueshëm, por mënyra e kritikës është jo normale”
No comments:
Post a Comment