Edi
Rama ka vendosur të mos i lërë gjë mangut Sali Berishës. Pasi bleu
biznesmenët e tij, pasi korruptoi mediat e tij, pasi vazhdoi koncesionet
e tij, ai po adopton tani edhe shprehjet e tij. E mbani mend Berishën
që u thoshte një e dy shqiptarëve deri në ngritje nervash se edhe pas
zgjedhjeve këtu më keni, sa herë që gjendej në ndonjë debat të
vështirë? Pikërisht këtë ka bërë edhe Rama në Facebook kur një
përdoruesi që e pyet për deklaratat kundër Trump, ai i përgjigjet:
"kenaqu me filmat po jo aq shume sa te merzitesh ne 2018-en kur te jemi
prape duke komunikuar ketu bashke". Ja dialogu i tyre i plotë në
Facebook:
E.B.: O Daku po si the per Trump. mos e dhant Zoti
qe te boet president,,, ahhahaha po tashi si do ja bosh,, 2017 po vjen
me shpejtesi ike plaku mere ike!!!
Edi Rama: Ke pare shume filma te Kinostudios ti
Eagle Black, mire ke bere, po realiteti eshte ca me ndryshe prandaj qesh
e kenaqu me filmat po jo aq shume sa te merzitesh ne 2018-en kur te
jemi prape duke komunikuar ketu bashke.
No comments:
Post a Comment