Mesfushori i njohur Thiago Motta ka njoftuar se pret që të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.
34-vjeçari ka pasur 15 paraqitje për PSG-në sivjet në të gjitha garat, ndërsa kontrata aktuale e tij përfundon në qershor dhe mësohet se bisedimet për zgjatje të kontratës nuk kanë nisur.Edhe pse e quan “shtëpi” PSG-në, pasi kaloi pesë vjet te klubi francez, braziliani ka sugjeruar se këtë verë është koha për largim.
“PSG është shtëpia ime – në pesë vjet kam dhënë gjithçka për të fituar dhe kontribuar në zhvillimin e projektit. Kjo është arsyeja që mendoj se ky do të jetë viti i fundit në Paris”, ka thënë Motta për “Gazzetta dello Sport”, transmeton koha.net.
Motta ka fituar 13 trofe me PSG-në që kur iu bashkua klubit nga Interi më 2012.
No comments:
Post a Comment