Tuesday, November 15, 2016

Shqiptarët në Mal të Zi duan të hyjnë në Qeveri

Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë zëvëndëskryeministrin, nënkryetarin e Kuvendit dhe një ministri.
Përfaqësuesit e koaicionit ”Shqiptarët të Vendosur” nuk do hyjnë në koalicion paszgjedhor me PDS-në nëse nuk marrin të paktën dy vende në Qeveri dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, shkruan sot gazeta ”Vijesti”.
Bashkëbiseduesi i kësaj gazete thotë se ata në Qeveri përpos nënkryetarit të Kuvendit kërkojnë edhe vendin e zëvëndëskryeministrit dhe ministrin e drejtave të njeriut dhe pakicave ose mininistrin e turizmit.
Ky bashkëbiseduesi i ”Vijesti” i cili është i kyçur në negociata thotë se përfaqësuesve të PDS-së u është bërë me dije se Koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” dëshirojnë të jenë pjes e Qeverisë, por jo me çdo kusht.
Parakusht për marrëveshje me PDS-në është që së paku dy përfaqësues shqiptarë të jenë në Qeveri.
Kjo është vija poshtë të cilës nuk shkojmë, me çmim që mos të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, tha ai duke theksuar se koalicioni me PDS-në pa vende në pushtetin ekzekutiv do ishte vetëvrasje politike.
Do të jemi faktor në Qeveri ose do mbesim neutral, shtoi ai.
Këtu nuk ka kompromis. Koalicioni ka marrëveshjen e tri partive, sipas cilës të gjitha vendimet miratohen me konsensus, tha ai.

No comments:

Post a Comment

Kerko

ich komme aus deutschland

Blog Archive