Kështu e nis një koment në rrjetet sociale mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. Ai e konsideron të tepruar atë që ndodhi me tifozët shqiptarë në ndeshjen me Izraelin duke postuare dhe foton e mëposhtme.
“Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit! Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se "siguria" e tjetrit është në "rrezik"!” –shkruan Mavraj që më pas kujton ndeshjen me Serbinë.
“A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij "boshlliku" që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta "gjejnë" të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!” – shkruan Mërgim Mavraj në rrjetet sociale.
No comments:
Post a Comment