A është rritur numri i aksidenteve? A ka kaluar vija e kuqe e aksidenteve? Kush janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve edhe kur ndodhin ato?
Çfarë theksuan Policia, çfarë gjykatat e çfarë ekspertët? Kur ndodhin më së shumti aksidente dhe pse?
Çka tha avokati i Milot Bajramit i cili kishte humbur jetën vitin e kaluar në aksident në Prishtinë? A ka përfunduar ky rast.
Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës theksoi se ka rënie të aksidenteve fatale, por mbetet shqetësim gjendja në rrugët e Kosovës. Njëri ndër faktorët kryesorë të aksidenteve, sipas ekspertëve, është faktori njeri.
Basri Lenjani nga Klinika Emergjente e Kosovës, ka thënë për emisionin “Përballje” se kjo klinikë është duke u munduar të japë maksimumin për të aksidentuarit në rrugë, mirëpo gjendja duhet përmirësuar.
Por, eksperti i telekomunikacionit Muhamed Krasniqi ka thënë se ka raste në Kosovë kur qytetarët kanë pësuar edhe në vendkalime.
Ndërkaq,si kishte ndodhur aksidenti në Prishtinë kur kishte humbur jetën Milot Bajrami dhe ku është sot rasti, ka folur avokati i familjes Bajrami, Asdren Hoxha.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment