Raphael Varane shpreson që të pensionohet te gjiganti spanjoll Real Madrid.
Mbrojtësi francez u bashkua me Real Madridin nga Lensi në qershorin e 2011, dhe që nga atëherë është bërë një lojtar i rëndësishëm në Santiago Bernabeu, duke bërë mbi 150 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha.net.Dhe 23 vjeçari synon që të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen pjesë e “Mbretërve”.
“Momentalisht dëshiroj që të qëndroja deri në fund të karrierës te Real Madridi. Gjërat lëvizin shpejtë në këtë industri, por të mos dëshiroja pensionimin këtu, s’ka asnjë arsye për t’u larguar. Ndihem shumë mirë te Reali”, ka thënë Varane për Le Figaro.
Francezi ka kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të 2020.
No comments:
Post a Comment